tc-crew.darkbb.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Roma merr kreun e grupit A

Shko poshtė

Roma merr kreun e grupit A Empty Roma merr kreun e grupit A

Mesazh  3gp' Thu Nov 27, 2008 4:07 am

Roma ka shėnuar fitore 3-1 nё fushё tё ekipit rumun Cluj, duke marrė kėshtu edhe kreun e grupit A, pasi kryesuesi i mёhershёm, ekipi anglez i Chelseat, nuk arriti tё nxjerrё mё shumё se njё barazim nё ndeshjen tjetėr nё fushё tё Bordeaux, qё pėrfundoi me rezultat 1-1.
Matteo Brighi shёnoi dy gola pёr ekipin romak, derisa njё gol tjetėr e shёnoi kapiteni Francesco Totti, gola qё i dhanė tri pikё tё rёndёsishme Romёs.




Kapiteni i Romės Francesco Totti shėnoi nga gjuajtja e lirė,

Brighi hapi rezultatin nё minutėn e 11-tёn, pasi pranoi njё pasim nga Totti dhe gjeti rrjetёn nga afėrsia. Kapiteni dyfishoi avantazhin, duke shёnuar nga gjuajtja e lirё nё kёndin e djathtё tё golit, nga 20 metra largėsi (23’), para se Yssouf Kone tё ngushtojё pёr Cluj shtatё minuta mё vonё. Goli i dytё i Brighit, erdhi nё minutėn e 64-tё, pas njё pasimi nga Rodrigo Taddei.

Nё ndeshjen tjetėr tё kėtij grupi, Chelsea kaloi nё epėrsi me golin e francezit Nicolas Anelka pas njё ore lojё, por vendasit nuk u dorėzuan dhe barazuan me anё tё kapitenit Alou Diarra, shtatё minuta para fundit tё ndeshjes.



Alou Diarra i gėzohet golit tė barazimit kundėr Chelseat,
Nga minuta e 86-tё anglezёt luajtėn pa mesfushorin Frank Lampard, i cili u pėrjashtua pas kartonit tё dytё tё verdhё.

Me tre pikёt e reja, Roma merr kreun me nёntё pikё, njё mё shumё se Chelsea qё renditet nё vendin e dytё. Megjithatё lufta pёr dy ekipet qё do vazhdojnė mё tej mbetet e hapur, pasi nё garё vazhdon tё mbetet edhe Bordeaux, qё mban shtatё pikё nё vendin e tretё.
3gp'
3gp'
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 211
Join date : 18/05/2008
Age : 32

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi