tc-crew.darkbb.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

gjeografia e kosoves

Shko poshtė

gjeografia e kosoves Empty gjeografia e kosoves

Mesazh  kimi'hack Thu Nov 27, 2008 6:28 am

Kosova ndodhet ne pjesen qendrore te Ballkanit. Ne jug perendim kufizohet nga Shqiperia ne perendim, nga lindla me Malin e Zi, ne veri me Serbine dhe ne Lindje dhe jugperendim me Maqedonine.

Territori shtrihet brenda gjatesive gjeografike 41° 50’ 58’’ dhe 43° 15’ 42’’ dhe brenda gjeresise gjeografike 20° 01’ 30’’ dhe 21° 48’ 02’’

Kosova ze nje siperfaqe afersisht 10,900 km² dhe eshte i karakterizuar nga nje lartesi mesatare 800 m mbi nivelin e detit, po duke treguar ndryshime vertikale te relievit dhe morfologjise. Keto ndryshime morfologjike jane si pasoje e ndertimit gjeologjik. Pika me e ulet e Kosoves ndodhet ne luginen e Lumit Drini i Bardhe, ne kufi me Shqiperine dhe arrin lartesine 297 m mbi nivelin e detit. Pika me e larte ndodhet ne jug te Kosoves – ne Djeravice – 2 565 m e larte.





Nje pamje nga Kosova



Nga pikepamja gjeografike, Kosova eshte e ndare ne dy njesi te medha te sheshta rajonale sipas ĒAVOLLI – t: Pjesa veri – lindore eshte quajtur si “Rrafshi i Kosoves”, pjesa jug – perendimore eshte quajtur “Rrafshi i Dikagjinit. Ato jane te karakterizuara nga kushte te veēanta klimatike – gjeografike. Per shembull, shume nen njesi si Drenica, Novobėrda dhe Gollaku, Fusha e Kosovės, Fusha e Moravės, Podujevė etj jane te dalluara nga te tjeret.

Kufiri midis Rrafshit te Dukagjinit dhe Rrafshit te Kosoves formon siperfaqen e ndarjes midis pellgut te detit Adriatik ne njeren ane dhe nen anen tjeter pellgu i Detit te Zi dhe i detit Egje.

Kosova eshte e rrethuar nga shume vargje malore te larte. Pjesa veriore eshte e zene nga malet e Kopaonikut (mbi 2000 m), qe jane karakterizuar nga nje veprimtari abrazive, lumore dhe akullnajore. Ne pjeset jugore dhe jug – perendimore te Kosoves ne kufi me Maqedonine ndodhet Malet e Sharrit (mbi 2500 m). Pjesa perendimore e Kosoves (kufiri me Shqiperine) perfshin pjeset e Alpeve Shqiptare si dhe Malet e Mokres (kufiri me Malin e Zi). Keto zona jene te karakterizuara nga materiale shkembore, Male te larte dhe gryka te thella.





Nje lugine ne male



Ne pjesen qendrore te Kosoves, ne perendim dhe jug perendim te Prishtines, ndodhen vargjet malore Bjeshkeve te Ēiēavices, te Goleshit, Carralevės dhe Milanovces te cilet jane te karakterizuara nga forma karstike, lumore dhe akullnajore duke u ngritur me lartesi mbi 1000 m.

Pjesa e Kosoves, qe eshte e karakterizuar nga siperfaqe te rrafshta, ze nje siperfaqe afersisht 36 % te territorit te vendit. Keto pellgje jane te karakterizuar nga lartesi midis 400 dhe 700 m mbi nivelin e detit.
kimi'hack
kimi'hack

Numri i postimeve : 27
Join date : 26/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi